AktualitetTë fundit

KPK konfirmon në detyrë ndihmësin ligjor Jurgen Selimi

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi sot në detyrë ndihmësin ligjor pranë Gjykatës Administrative të Apelit në Tiranë, Jurgen Selimi.

Vendimi u mor nga trupi gjykues i kryesuar nga Firdes Shuli, Lulzim Hamitaj relator dhe Etleda Çiftja anëtare.

KPK njoftoi sot se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 10 tetor për subjektin e rivlerësimit, Jurgen Selimi vendosi konfirmimin e tij në detyrë.

Vendimi, i arsyetuar me shkrim do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ky vendim, mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit.

 

Fraksion.com