AktualitetPolitikëTë fundit

GJKKO rrëzon kërkesën e Fatmir Mediut, ish- ministri: Nëse duan të zbulojnë të vërtetën, të bënin aktin e ekspertimit!

Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu për kryerjen e një riekspertimi pjesor për kostot e dëmit ekonomiko-financiar të demontimit në fabrikën e Poliçanit.

Mediu: Akoma do vijonim demontimin sipas ekspertët në 2038. Por sipas marrëveshjes se MAS ishte vendosur ndërprerja në 2010.

Gjykata tha që është ajo që çmon aktin e ekspertimit. Ndaj ne vijuam debatin pyetje për pyetje përgjigje për përgjigje. Mendoj se gjykata e prokuroria nëse duna të zbulojnë të vërtetën, mund ta bënin aktin e ekspertimit.

Mjafton të kuptojnë matematikën skandaloze që të kuptonin të vërtetën.

Për një gjykim minimal profesional dhe logjik, kuptohet që gjithçka është bërë për të ngritur akuza politike që për fat të keq vijojnë edhe sot.

 

Fraksion.com