AktualitetPolitikëTë fundit

Gazment Bardhi: Nesër do të jemi në seancë! Mund të na vënë përballë policinë e ushtrinë, por

Ka përfunduar mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Demokratike

Bardhi: PD e konsideron veprimin e Mazhorancës ndaj deputetëve të opozitës si akt provokimi i papranueshëm. Askush nga deputetët tanë nuk i nënshtrohet vendimeve personale të Ramës. Akt anti-kushtetues që kemi vendosur të mos t’i nënshtrohemi. Të gjithë nesër do të jemi në seancë plenare.
Grupi do të jetë nesër në seancë. Rama mund të na vërë përballë ushtrinë e policinë, por një Kuvend në një vend kandidat për në BE që pengon deputetët e opozitës të hyjë në vendin e punës, shfaq në sytë e të gjithëve tiparet e vërteta të shtetit që po ndërton Rama.

 

Fraksion.com