AktualitetPolitikëTë fundit

Gjekmarkaj takohet me zyrtarin e CDU-së, nënkryetari i Kuvendit: I shpreha shqetësimin për arrestimin e Berishës dhe Salianjit dhe rrezikun që i kanoset demokracisë

Nënkryetari i Parlamentit, Agron Gjekmarkaj është takuar ditën e sotme me me Dr Gerhard Wahlers, Zëvendës Sekretar i përgjithshëm i KAS (Fondacioni  Konrad Adenhauer pranë CDU-gjeramane).

Ai shprehet se gjatë këtij takimi i ka shprehur konsideratën për ndihmën që Gjermania i ka dhënë Shqipërisë në rrugëtimin e saj të vështirë drejt demokracisë dhe Evropës!

Po ashtu thotë se i ka treguar edhe në lidhje me situatën politike të PD dhe arrestimin e Sali Berishës dhe Ervin Salianjit.

“Personalitetit të lartë i shpreha gjithë shqetësimin tim, të PD-së dhe të shumëkujt në vendin tonë per rrezikun që i kanoset demokracisë e pluralizmit me agresionin që synon zhberjen e Opozites!

I shpjegova gjetesisht arrestin politik të Sali Berishes, Ervin Salianjit dhe të drejtuesve të tjerë të opozites mbi të cilet tunden prangat duke gjykuar “mekatet” e tyre në skadencë elektorale si ndihme e paster per Edi Ramen dhe pushtetin e tij!

Po kaq i shpreha vendosmerinë në emer të PD për të bërë çdo beteje demokratike pa ndalim në emer të ekzistences së pluralizmit, lirive dhe kunder rikthimit të burgosjeve politike!

Në Gjermani as mendja më fantazioze nuk do të imagjinonte gjithë lidershipin e Opozites në burg dhe  opoziten me gojen duart dhe kembet e lidhura në zgjedhje! I kerkova mikut të shquar dhe Fondacionit KAS të behet si deri më tani zëri i PD në Gjermani dhe Europë duke u bërë të ditur miqve  që para “simpative” zgjedhim ekzistencen opozitarizmin , perballjen siç qe protesta e djeshme, qendresen ndaj së keqes si sherbim ndaj Shqiperisë dhe vlerave Europiane që KAS institucion që mban emrin e themeluesit të Europes moderne Konrad Adenhauer  perfaqeson!

Po ashtu i kerkove shtimin e perfaqesuesve të KAS dhe CDU në monitorimon nga afer të ngjarjeve në Shqiperi!   Burgosja e Opozites dhe Liderit e liderve të saj e ka kthyer Shqiperinë në kohe të errta, liria e tyrë e kthen tek e ardhmja!”, shkruan Gjekmarkaj.

 

Fraksion.com