Uncategorized

E ndjekin me vrap dhe e sulmojnë, si u vra shqiptari në Athinë nga dy kushërinjtë e tij?

Këto janë momentet e fundit të Denis Lokës. 28-vjeçari shqiptar u qëllua për vdekje me thikë në fyt nga dy kushërinjtë e tij, Enis Loka 17 vjeç dhe Aleksandros Loka 19 vjeç.

Siç shihet nga pamjet e publikuara nga mediat greke, dy të rinjtë e ndjekin me vrap Denisin dhe pasi e kapin nisin ta sulmojnë me thikë. 28-vjeçari fillimisht mbeti i plagosur dhe më pas u dërgua në spitalin “Evagelismos” ku ndërroi jetë.

Dy kushërinjtë e tij, 17 dhe 19 vjeç, janë shoqëruar në polici ku kanë pranuar autorësinë e krimit. Dyshohet se 17-vjecari është autori i krimit dhe vëllai i tij bashkëpunëtor.

Policia greke vazhdon hetimet për ngjarjen ndërkohë që janë sekuestruar dy thika të përdorura në krim.

 

Fraksion.com