Protestuesit përplasen me policinë, hedhin molotov drejt Kryeministrisë
Protestuesit e mbledhur në mbështetje të opozitës kanë hedhur molotov dhe fishekzjarrë në drejtim të Kryeministrisë.
Ata kanë tentuar të thyejnë kordonin e krijuar para godinës, ndërsa janë përplasur fizikisht me forcat policore.
Nga fishekzjarrët kanë marrë flakë edhe disa prej pemëve në bulevard, ndërsa janë fikur nga policia.
Pasi marshuan nga selia blu, demokratët janë vendosur para Kryeministrisë.
Opozita ka nisur rreth orës 18:40 protestën e saj kombëtare të thirrur pas arrestimit dhe burgosjes së ish-deputetit demokrat, Ervin Salianji.
Deputetët e PD-së janë bashkuar me protestuesit dhe kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë.
Për mbarëvajtjen e saj dhe garantimin e sigurisë, policia ka aktivizuar në terren rreth 1 mijë e 200 forca.
Opozita ka kërkuar leje në polici për 4 orë tubim përpara Kryeministrisë.
Fraksion.com