AktualitetPolitikëTë fundit

Protestuesit i vënë flakën kazanit të mbeturinave dhe stacionit të autobusit! “Paralizohen” makinat

Protestuesit e Partisë Demokratike kanë hedhur sonte molotovë te Kryeministria, ndërsa kanë përdorur edhe benzinën.

Ata kanë hedhur benzinë te stacioni i autobusit të Unazës dhe i kanë vënë flakën vendqëndrimit.

Si pasojë, kanë marrë flakë stolat e stacionit të autobusit.

Protestuesit po marshojnë rrugëve të Tiranës, ndërsa pranë kanë selinë e PS-së.

Fraksion.com