Protestuesit e opozitës hedhin molotov drejt selisë së PS, digjet banderola me foton e Ramës
Në drejtim të selisë së PS janë hedhur disa molotovë, ndërsa ka marrë flakë edhe një banderolë me foton me kryeministrit Edi Rama.
Protestuesit kanë hedhur molotov drejt selisë së Partisë Socialiste.
Situata ka dalë nga kontrolli dhe është hedhur molotov edhe në zonën ku ndodheshin protestuesit, gazetarët dhe operatorët.
Ishte dënimi me 1 vit burg i Ervin Salianjit që nxiti opozitën për nisjen e një vale protestash dhe bojkoti në komisione e Kuvend.
Dy seancat e fundit në Kuvend u shoqëruan me tensione dhe përplasje të forta. Pasi kryeparlamentarja Elisa Spiropali njoftoi heqjen e mandatit të Salianjit, deputetët e opozitës bllokuan foltoren, e shkatërruan atë dhe hodhën sende në drejtim të saj.
Më pas ata morën karriget e tyre dhe i dogjën jashtë Kuvendit, ndërsa pati edhe debate deri në konfrontim fizik.
Opozita gjithashtu ka vendosur të bojkotojë të gjitha komisionet.
Gjykata e Lartë ka caktuar datën 15 tetor, ora 14:00, për shqyrtimin e kërkesës së ish-deputetit Ervin Salianji, për pezullim të ekzekutimit të dënimit me burg.
Fraksion.com