AktualitetPolitikëTë fundit

Protesta e opozitës, zbardhen dy skenarët që do të ndiqen nga PD, pasi të mblidhen para Kryeministrisë

Në selinë e Partisë Demokratike po zhvillohet një takim i Sekretarit të Përgjithshëm Flamur Noka dhe drejtues politikë.

Takimi vjen në kuadër të protestës që nis në orën 18:00, ndërsa drejtuesit politikë kanë qenë shumë aktivë me takime në zonat e tyre përkatëse ditët e fundit.

Gazetari Osman Stafa, raporton se dy janë skenarët në lidhje me atë se çfarë pritet të ndodhë ditën e sotme.

Fillimisht protestuesit do të mblidhen te Kryeministria. Më pas ata mund të shpërndahen në grupe e të bllokojnë sa më shumë segmente rrugore.

 

Fraksion.com