AktualitetBota+Të fundit

Një vit më pas: Marrëdhënia e vështirë e Evropës me Izraelin

Nga Lucia Schulten

Pas sulmit terrorist të Hamasit më 7 tetor 2023 vendet anëtare të BE-së ishin fillimisht unanimisht në krah të Izraelit. Tani, 12 muaj më pas, situata ka ndryshuar, edhe në radhët e BE-së.

Reagimet e para të BE dhe shteteve anëtare të tij ishin të qarta: ata e dënuan sulmin terrorist të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor 2023 “në mënyrën më të prerë”. BE shprehu solidaritetin me Izraelin dhe mbështeti të drejtën e tij për “t’u mbrojtur kundër sulmeve të tilla të dhunshme dhe pa dallim, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”. Qëndrimi ka mbetur deri tani, BE mbështet Izraelin në të drejtën e tij, për t’u mbrojtur kundër terrorizmit, thotë Peter Stano, zëdhënësi i të ngarkuarit të BE për politikën e Jashtme, Josip Borrell. Partnerëve të Izraelit u bëhet thirrje, që t`i mendojnë mirë pasojat humanitare të luftës në Rripin e Gazës, thotë Stano për DW.

Që nga sulmi terrorist i Hamasit militant-islamist ndaj Izraelit, ku rreth 1200 vetë u vranë dhe 250 u morën peng në rripin e Gazës, sipas të dhënave palestineze atje janë vrarë më shumë se 40 000 vetë nga ofensiva e ushtrisë izraelite.

Impulsi i parë: Solidaritet i fortë dhe unitet evropian

Menjëherë pas sulmit terrorist Hugh Lovatt vërejti një “moment ndoshta të paprecedent të unitetit evropian” në qëndrimin ndaj Izraelit. Hugh Lovatt është ekspert i Lindjes së Mesme në European Council on Foreign Relations (Këshillin Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë) (ECFR).

Gaza sulme ajrore
Në tetor 2023 liderët evropianë bënë thirrje për korridore humanitare dhe pushim zjarri për qëllime humanitareFotografi: Dawoud Abo Alkas/Anadolu/picture alliance

Por vetëm pak kohë më vonë filluan të shfaqen të çarat e para në këtë unitet. Dallimet u ilustruan në debatin, nëse shtetet e BE duhet të kërkojnë një armëpushim afatgjatë ose vetëm disa armëpushime të vogla. Shtetet si Gjermania dhe Çekia argumentuan se thirrjet për armëpushim i mohojnë Izraelit të drejtën për vetëmbrojtje. Ata fillimisht dominuan ndaj shteteve si Irlanda dhe Spanja. Në një takim në tetor 2023 liderët evropianë bënë thirrje për “korridore humanitare dhe pushime zjarri për qëllime humanitare”.

Në mars 2024 u fol për një “pauzë të menjëhershme humanitare si parakusht për një armëpushim të përhershëm”. Në të njëjtën kohë krerët e shteteve dhe qeverive kërkuan vazhdimisht lirimin e pengjeve dhe shprehën shqetësimin për situatën humanitare në Rripin e Gazës. Në qershor Këshilli i Evropës foli për një “numër të papranueshëm të viktimave civile” dhe u bëri thirrje të dyja palëve në konflikt, që të bëjnë gjithçka të mundur për mbrojtjen e popullsisë civile.

Berlin protesta propalestineze
Në disa vende evropiane pati protesta pro palestineze si shprehje solidaritetiFotografi: REUTERS

E pyetur nga DW përfaqësia izraelite në BE dhe NATO pohoi.

 

Fraksion.com