AktualitetTë fundit

Autori e qëlloi me sëpatë dhe e la të vdekur në vend: Detaje të reja nga vrasja në Sarandë, e pranishme në vendngjarje edhe një femër

Detaje të reja zbulohen në lidhej me vrasjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Sarandë.

Mësohet se autori Admir Beqiri, 42 vjeç e ka goditur me shishe e grushte 65-vjeçarin Gëzim Bizgjoni, ndërsa dyshimet janë se ka përdorur edhe sëpatë, duke e lënë të vdekur në vend.

Trupi i viktimës është nisur drejt Institutit të Mjekësisë Ligjore në Tiranë për të kryer ekspertizën.

Viktima punonte në ndërtim me mure guri dhe gëzonte respekt në komunitet, pa krijuar asnjëherë shqetësime. Nuk dihet arsyeja se pse Bizgjoni strehonte Admir Beqirin, duke ditur që ky i fundit është banor autokton në Gjashtë dhe ka shumë familjarë të tij në këtë fshat.

Policia ka nisur hetimet për ngjarjen dhe mendon se e pranishme ka qenë edhe një shtetase femër, e cila është larguar nga vendngjarja. Kjo e fundit është bashkëjetuesja e Admir Beqirit.

Kujtojmë se shkak për konfliktin mes 42-vjeçarit dhe të moshuarit ka qenë një debat i nisur për muzikën e lartë.

Gëzim Bizoni është vrarë brutalisht në oborrin e banesës së tij, mbrëmjen e të dielës në Sarandë. Autori i ngjarjes dyshohet të jetë miku i tij.

Viktima, i divorcuar, kishte ndarë banesën e tij në dy pjesë dhe kishte marrë 42-vjeçarin Admir Beqiri për të jetuar aty. Sipas dëshmive të fqinjëve jashtë kamerave, Bizioni dhe Beqiri kishin pasur konflikte së fundmi, pasi 65-vjeçari po i kërkonte mikut të tij të largohej nga banesa.

Ndërkohë, ditën e djeshme, Beqiri, në gjendje të alkolizuar, refuzoi të ulte volumin e muzikës, ndërsa Gezim Bizoni ishte në zi për vdekjen e djalit të tij.

Gjatë një konflikti me tone të ashpra, Admir Beqiri e goditi viktimën në fytyrë me një shishe qelqi, duke e lënë të vdekur në vend, dhe vazhdoi ta dhunonte edhe pasi 65-vjeçari kishte humbur jetën.

Në momentin e krimit ndodhej edhe e dashura e 42-vjeçarit, e cila u largua me nxitim, ndërsa pak minuta më vonë u shoqërua në Komisariatin e Policisë Sarandë. Trupi i pajetë i Gëzim Bizonit ndodhet për ekspertizë pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore.

 

Fraksion.com