53-vjeçari në Korçë hidhet nga kati i pestë një pallati
E rëndë në Korçë, një person hidhet nga kati i 5-të i pallatit në afërsi të pazarit të qytetit.
Mësohet se ky shtetas ka ndërruar jetë menjëherë në vendngjarje ndërsa nuk dihen ende rrethanat e aktit të rëndë pasi ngjarja ka ndodhur shumë pak minuta më parë.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të hetuar lidhur me rastin.
“Korçë/Informacion paraprak
Mëngjesin e sotëm, në lagjen nr.8, dyshohet se është vetëhedhur nga tarraca e katit të shtatë të një pallati, shtetasi J. K., 53 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Fraksion.com