Spiropali takoi Begajn në Presidencë: Rritje e bashkëpunimit ndërinstitucional në dobi të integrimit në BE
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, u takua sot në Presidencë me Presidentin e Republikës, Bajram Begaj.
Zyra e shtypit e Kuvendit njofton se “gjatë takimit u diskutua mbi rritjen e bashkëpunimit ndërinstitucional midis Presidencës dhe Kuvendit, mbi rëndësinë e përgatitjes të institucioneve për përshpejtimin e procesit të negociatave dhe avancimin drejt Shqipërisë europiane, duke nisur me Grupkapitullin I të kapitujve “Themeloret”.
Fraksion.com