AktualitetPolitikëTë fundit

Nis seanca në Kuvend, Garda u ndalon hyrjen deputetëve të përjashtuar të PD

Në Kuvendin e Shqipërisë ka nisur seanca plenare e parashikuar për sot. Pika e parë e rendit të ditës është diskutimi i pr/ligjit, për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë mbi bashkëpunimin teknik 2022 për projektin “Programi për një zhvillim urban rezistent ndaj ndryshimeve klimatike në Shqipëri””.

Teksa në Kuvend diskutohet pr/ligji, 24 deputetët e përjashtuar të opozitës vijojnë të tentojnë të futen me forcë në ambientet e Kuvendit, ndërsa janë përplasur edhe me Gardën e Republikës.

Ata kanë mbërritur që rreth orës 8:30 në ambientet e Kuvendit, por Garda nuk i ka lejuar të hyjnë në ambientet e brendshme të sallës së Kuvendit.

Të pranishëm kanë qenë deputetët Elda Hoti, Saimir Korreshi, Lindita Metaliaj, Dashnor Sula, Flamur Noka, Dhurata Çupi, të drejtuar nga kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi.

Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën në Kuvend vendosi dje përjashtimin me 60 ditë nga Kuvendi për kryetarin e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi dhe deputetët e PD, Flamur Noka, dhe Bledion Nallbati.

Sekretariati vendosi të përjashtojë me 40 ditë 20 deputetët Saimir Korreshi, Lefter Gështenja, Luan Baçi, Agron Gjekmarkaj, Dhurata Çupi, Xhelal Mziu, Ina Zhupa, Zheni Gjergji, Helidon Bushati, Lindita Metaliaj, Ramadan Lika, Asllan Dogjani, Qani Xhafa, Flamur Hoxha, Isuf Çela, Kastriot Piroli, Lodovik Hasani, Kasem Mahmutaj, Edmond Spahodhe Dashnor Sula.

Gjithashtu me 10 ditë është përjashtuar edhe deputeti Edi Paloka.

 

Fraksion.com