AktualitetPolitikëTë fundit

“Kryetarja e Kuvendit hyn si mi në Parlament”, Bardhi: Do sillemi si të na teket ndaj Kuvendit dhe Kryeministrisë

Gazment Bardhi, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, tha se opozita do të sillet si ti teket, rast pas rasti qoftë ndaj Kuvendit, Kryeministrsië dhe ndaj ccdo godine tjetër, ku sipas tij strehohet krimi i organizuar.

Në një deklaratë për mediat, pas përplasjeve të shumta që deputetë të opozitës patën me unonjës të Gardës dhe ligjëvënës socialistë, Bardhi tha se “cilido që di të lexojë shqip, përjashtimi i 24 deputetëve nuk parashikohet në rrethanat që njeh Rregullorja e Kuvendit”.
“Njëlloj si deputetët e burgosur të opozitës që janë burgosur pa ligj, ashtu edhe deputetët u përjashtuan pa rregullore.

Ky regjim nuk njeh ligj, rregullore dhe kushtetutë. Ne kemi vendosur ti qëndrojmë përballë regjimit të Ramës.

Kryetarja e Kuvendit hyri si mi në Parlament, mjafton të mblidhen te vila e bollshme e pajustifikuar e Edi Ramës në Surrel dhe i miratojnë ligjet.

 

Fraksion.com