AktualitetTë fundit

Hapen aplikimet për lotarinë amerikane! Ja rregullat që duhet të ndiqni

Hapet programi për regjistrimin në lotarinë amerikane. Ambasada amerikane bën me dije se programi është hapur më datë 2 nëntor dhe do të mbyllet më 5 nëntor 2024, ora 12:00. Ndërkohë, ambasada ka bërë publik dhe linkun ku aplikohet dhe kriteret që kërkohen.

Regjistrimi për Programin e Lotarisë Amerikane (DV-2026) hapet sot (më 2 tetor) dhe do mbyllet të martën, më 5 nëntor, 2024. Për më shumë informacion, klikoni: https://al.usembassy.gov/diversity-visa/

Ju lutemi, vini re: dvprogram.state.gov është mënyra E VETME për të dorëzuar aplikimin tuaj. Sigurohuni të lexoni udhëzimet e programit dhe udhëzuesin për mashtrimet në: travel.state.gov/dv.

Mos harroni: Të kesh mbaruar shkollën e mesme ose ekuivalentin e saj është një kërkesë e padiskutueshme kualifikimi.

 

Fraksion.com