AktualitetPolitikëTë fundit

Gjini kërkon në sallë deputetët e pa përjashtuar, Spiropali: Ata që i pengojnë po kryejnë një akt të rëndë! Përplasen me Gardën dhe…

Pavarësisht tensioneve jashtë Kuvendit, puna në Kuvend vijon me deputetët e maxhoranës që kanë arritur të futen në sallë.

Deputeti Frrok Gjini ka kërkuar që pjesë e seancës të jenë edhe deputetët e opozitës të cilët nuk janë përjashtuar.

Gjini: Deputetë jo të dënuar është mirë tu krijohet mundësia të jenë prezentë në sallë. Të marrin pjesë në debat në Kuvend.

Spiropali: Duhet të jenë në Sallë. Ata që i pengojnë   po bëjnë një akt të rëndë ndaj tyre dhe Gardës. Ata përballen me fyerje, janë vëllezër prindër bij të dikujt e nuk meritojnë të trajtohen në atë mënyrë. 

Nga ana tjetër, Spiropali shprehu mirënjohje për Gardën e Republikës, për të cilën tha se po bën një detyrë shumë të vështirë përballë ofendimeve.

“Padiskutim që deputetët që nuk janë të dënuar, duhet të jenë në sallë. Ata që pengojnë po bëjnë një akt shumë të rëndë, jo vetëm ndaj tyre, por edhe ndaj Gardës së Republikës, për të cilën shpreh të gjithë mirënjohjen tonë dhe të publikut, pasi bën një detyrë shumë të vështirë dhe përballet me sulme me shumë fyerje të pamerituara. Të gjithë ata janë baballarë, janë vëllezër, janë buj të dikujt dhe nuk meritojnë të trajtohen në atë formë“, tha Spiropali.

 

Fraksion.com