Gazetari Artan Hoxha thirret në SPAK
Gazetari Artan Hoxha është thirrur sot në Prokurorinë e Posaçme (SPAK). Mësohet se gazetari do të pyetet në SPAK për dosjen e 21 janarit, ku do të japë sqarime në lidhje me një material audio, ku shfaqen komunikimet e punonjësve të Gardës, para dhe pas protestës.
Kujtojmë se dosja i ka kaluar për hetim SPAK-ut disa muaj më parë, pas kërkesës nga Gjykata e Lartë.
Në protestën e vitit 2011 nga opozita e atëhershme u vranë 4 qytetarë: Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Hekuran Deda dhe Aleks Nika
Fraksion.com