IIzraeli shpall “një fazë të re lufte kundër Hizbollahut”
Qëllimi i luftës, tha Gallanti përpara ushtarëve në veri të vendit, është që të mundësojë kthimin e izraelitëve që kishin ikur nga zona kufitare. “Ne do të përdorim të gjitha mjetet e nevojshme – nga ajri, deti dhe toka,” tha ai. Sipas informacioneve të agjencisë së lajmeve AP, Izraeli ka filluar tashmë disa operacione të vogla dhe të kufizuara tokësore në anën libaneze të kufirit. Megjithatë nga ushtria izraelite nuk ka ende konfirmim për këtë .
Trupa dhe forca speciale në zonën kufitare
Sipas njoftimeve të radio-televizionit publik gjerman ARD në zonën kufitare me Libanin ishin parë trupa dhe njësi speciale të ushtrisë izraelite, që kishin synim të mblidhin informacione për tunele të mundshme.
Tani prania e tyre është zgjeruar, ndoshta si përgatitje për operacione të mundshme tokësore, të cilat fillimisht do të fokusohen në zonën kufitare. Ushtria izraelite nuk ka thënë ende asgjë zyrtarisht në lidhje me këto njoftime.
Por sipas burimeve ushtarake tre qytete kufitare veriore janë shpallur “zona të mbyllura ushtarake” – gjë që mund të jetë tregues për një ofensivë të mundshme tokësore./DW
Fraksion.com