Dita Ndërkombëtare e të Moshuarve, Vengu: Ish-ushtarakët në moshë pensioni gëzojnë pension dinjitoz
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu përkujtoi sot Ditën Ndërkombëtare të të Moshuarve.
Në këtë ditë ministri Vengu u uroi shëndet të gjithë ish-ushtarakëve tashmë në pension.
Ministri theksoi se, ish-ushtarakët në moshë pensioni, falë kontributit të tyre në shërbim të atdheut dhe vëmendjes së veçantë të qeverisë ndaj tyre, gëzojnë pension dinjitoz.
Shërbimi në Forcat e Armatosura, nënvizoi Vengu, jo vetëm të jep krenari, jo vetëm të ofron një karrierë të sigurt, por të ofron gjithashtu edhe pension mëse dinjitoz, më të privilegjuar se shumica e kategorive të tjera.
Fraksion.com