“Të shkuarën t’ia lëmë së shkuarës”, i sapobetuar si kryebashkiak i Himarës, Tavo: Transparenca në menaxhimin e fondeve
Vangjel Tavo u betua sot si kryetar i ri i Bashkisë së Himarës.
Në fjalën e tij për News24 ai u shpreh se transparenca në menaxhimin e fondeve do të jetë pika e parë e punës së tij.
“Padyshim që kur thashë çdo problematike të çdo problem sado I vështirë që të jetë, por mos harrojmë se deri para disa muajsh janë shpërndarë disa qindra certifikata.
Sot jemi në një pozicion të kënaqshëm dhe qëllimi është që brenda pak muajve problem I pronave të jetë I mbyllur brenda pak muajve.
Pasi deri para pak kohësh ne kemi shpërndarë mijëra certifikata pronësie.
Himara është 1 dhe e pandarë, e dyta përmenda ndasitë politike që nuk do të shihen kurrë.
Edhe në Gjirokastër kam pasur mundësi të merrem me një minoritet, nuk do të ketë të tilla probleme.
Nuk kam parë asnjë diferencë përveç disa zërave në fillim kur kandidova dhe këto kanë qenë gjithmonë.
Rezultati i zgjedhjeve e tregoi vet që kjo gjë është pa rëndësi, pra ato zërat e një grupimi të vogël njerëzish”, tha ai.
Fraksion.com