“S’ka shqiptarët që nuk e di”, Paloka: PD iniciatore në integrimin e Shqipërisë në BE, kur PS hidhej përpjetë kundër
Deputeti demokrat, Edi Paloka, në mbledhjen e Komisionit për Çështjet Europiane, kritikoi mazhorancën për punën e bërë në procesin e integrimit drejt BE.
Sipas tij, e djathta ka qenë iniciatorë në këtë proces, kur e majta bënte të kundërtën.
“Nuk besoj se ka shqiptarët që nuk e di pozicionin e PD-së lidhur me integrimin e Shqipërisë. Kemi qenë ne iniciatorët kur këta hidheshin përpjetë kundër, vazhdojmë të jemi dhe do të jemi me të gjithë ekzistencën tonë për integrimin e Shqipërisë, që e shohim si të ardhmen më të mirë për shqiptarët, jo për politikën. Regjimi vazhdon të manipulojë dhe të mos lejojë zhvillimin e zgjedhjeve të barabarta.
Shqipëria e Edi Ramës nuk plotëson asnjë kriter të BE. Sot janë në zyrat e gjykatave plot 138 mijë dosje qytetarësh. Një qytetari i duhen 14.6 vite për një proces civil. Çfarë është dhe më e rëndë, kjo drejtësi është e kapur dhe në duart e Edi Ramës”.
Fraksion.com