AktualitetBota+Të fundit

“Ngacmimi seksual mund të ndodhë në shtëpi”, fëmijët po sulmohen nga njerëzit që takojnë në rrjetet sociale

Shumica e prindërve ndoshta nuk do t’i linin fëmijët e tyre të shkonin në bare dhe klube nate ku mund të takonin të rritur që mund t’i dëmtonin. Por shumë prindër i lejojnë të përdorin mediat sociale, ku disa fëmijë po sulmohen seksualisht nga persona të panjohur. Një studim i ri ka zbuluar se rreth 7% e fëmijëve të moshës 10 deri në 18 vjeç, kishin rënë pre e ngacmimeve seksuale.

Kërcënimi nga mediat sociale ka ndryshuar mënyrat se si prindërit duhet të mbrojnë fëmijët e tyre.

“Në të kaluarën, zakonisht mjaftonte të dinit se ku ishin fëmijët tuaj, por tani ngacmimi seksual mund të ndodhë në shtëpi, pa e ditur prindërit”, tha Anna Akerman, profesore e asociuar në Universitetin Adelphi, Nju Jork.

Prindërit duhet t’u shpjegojnë fëmijëve të tyre se si persona të panjohur. Po ashtu duhet t’i shpjegojnë pse është e nevojshme që t’i pyesin prindërit e tyre, sa herë kontaktohen nga njerëz të panjohur.

Është gjithashtu e rëndësishme të mbani shënim se me kë po flasin fëmijët tuaj në rrjetet sociale

.”Shumë prindër supozojnë se kjo është një shkelje e privatësisë së fëmijës së tyre. Megjithatë, përdorimi i telefonave dhe mediave sociale është një privilegj që vjen me përgjegjësi”, tha Nienow.

Këtë muaj, Instagram lançoi veçori të reja sigurie që u mundësojnë prindërve të shohin se çfarë llogarish kanë përdorur fëmijët e tyre së fundmi.

Mësimi i fëmijëve për përmbajtjen e duhur!

Është gjithashtu e rëndësishme që prindërit t’i kushtojnë vëmendje përmbajtjes që fëmijët e tyre postojnë në mediat sociale.

“Kërkimet sugjerojnë se adoleshentët shpesh pa dashje e vënë veten në rrezik duke postuar imazhe dhe/ose fjalë që mund të interpretohen si provokuese”, shton profesorja.

Një mënyrë se si adoleshentët mund të rrezikojnë veten është duke postuar imazhe ku trupi i tyre është i ekspozuar. Kjo pasi më së shumti, vajzat përpiqen të duken hot për fotot, për të marrë sa më shumë pëlqime në platformat sociale.

Prandaj është e rëndësishme të bisedoni me fëmijët se si postimi i imazheve të tilla mund t’i vendosë ata në qendër të vëmendje nga ngacmuesit seksualë. Aftësia ngacmuesve seksualë për t’u lidhur me fëmijët në mediat sociale përbën një rrezik serioz.

Por, siç tha Akerman, ka mënyra të ndryshme që prindërit mund t’i mësojnë fëmijët e tyre se si të mbrojnë veten./CNN

 

Fraksion.com