Lidhjet e politikës me krimin, PD do kërkojë ngritjen e Komisionit të së Vërtetës, Paloka: Kemi informacione për ë
Partia Demokratike do të kërkojë ngritjen e një komisioni që do të zbardhë lidhjet e politikës me krimin. Kjo u bë e ditur nga deputeti demokrat Edi Paloka, i cili në një konferencë për mediat, tha se ai do të jetë Komisioni i së Vërtetës.
“Ju e dini tashmë që nga bisedat në Sky dhe Encrochat janë zbuluar lidhje të politikës me krimin dhe kjo është një nga çështjet më thelbësore.
Nga informacionet që kemi ne dalin deputetë dhe ministra të mazhorancës të lidhur me krimin. Ju garantoj se nga informacionet që kemi ne nuk ka deputetë të opozitës të lidhur me krimin.
Është përhapur një informacion i rreme në media për deputetë të opozitës, por ky informacion synon shantazhimin e deputetëve të opozitës”, tha Paloka.
Ai tha se Komisioni i së Vërtetës do të zbardhë për shqiptarët të gjitha lidhjet e politikës me krimin e organizuar.