AktualitetKosovaPolitikëTë fundit

Jahjaga pjesë e Rrjetit të ri të Lidershipit të Grave të OKB-së

Ish-presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga është bërë pjesë e Rrjetit të ri të Lidershipit të Grave të OKB-së.

Në një postim në Facebook ajo është shprehur e lumtur që është bërë pjesë e platformës, e cila, sipas saj, bashkon gra të jashtëzakonshme nga e gjithë bota për të shtyrë përpara barazinë gjinore në pozita udhëheqëse.

“E lumtur të jem pjesë e Rrjetit të ri të Lidershipit të Grave të OKB-së, një platformë e fuqishme që bashkon gra të jashtëzakonshme nga e gjithë bota për të shtyrë përpara kauzën tonë të përbashkët, atë të barazisë gjinore në pozita udhëheqëse. Së bashku, për një të ardhme më të mirë”, shtoi Jahjaga.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com