Deputetët e PD djegin karriket ne oborrin e parlamentit: S’ka më kompromis
Në më pak se 30 minuta, u zhvillua seanca plenare këtë të Hënë e shoqëruar me një sërë tensionesh. Që në nisje të saj, në orën 17:00, deputetët e PD-së ashtu siç kishin paralajmëruar krijuan kaos në sallë. Ata hodhën sende në drejtim të kryeparlamentares Elisa Spiropali. Më tej, Spiropali njofti vakancën për ish-deputetin demokrat Ervin Salianji i cili u dënua me 1 vit burg ditë më parë për kallëzim të rremë.
Fraksion.com