Ushqimet që duhet të konsumoni nëse vuani nga rënia e flokëve
Disa nga faktorët kryesorë që shkaktojnë rënien e flokëve janë kushtet klimatike, mosha, niveli i lartë i stresit dhe dieta e varfër ushqimore. Mungesa e balancës hormonale, faktorët genetik, infeksionet e skalpit të kokës, përdorimi i produkteve të pasura me kimikate dhe duhanpirja mund të shkaktojnë gjithashtu rënien e flokëve.
Kjo dukuri mund të shkaktohet edhe nga disa sëmundje siç janë çregullime e tiroideve, imuniteti i dobët, anemia, pra, mungesa e hekurit si dhe sëmundjet kronike.
Mënyrat e trajtimit të këtij problemi në mënyrë natyrale janë të shumta, megjithatë përpara ndjekjes së tyre, rekomandohet që t’i kushtoni vëmendje hekurit në organizëm.
Hekuri është një ushqyes i domosdoshëm për një sërë funksionesh të organizmit, përfshirë këtu edhe prodhimin e gjakut.
Përpara se të vendosni që të merrni suplementë të hekurit, sigurohuni që po konsumoni mjaftueshëm ushqimet që janë të pasura me të.
Këtu përfshihen ushqimet si:
Barishtet e gjelbërta si spinaqi
Mishi i viçit, peshkut, pulës dhe gjelit të detit
Brokoli
Thjerëzat
Farat e kungullit
Fasulet
Frutat e thata
Vitamina C
Ekspertët këshillojnë që përveç hekurit, njerëzit që vuajnë nga ky problrm duhet të marrin mjaftueshëm edhe vitaminën C.
Kjo vitaminë është thelbësore për përthithjen e sasive të nevojshme të hekurit.
Po ashtu ekspertët thonë se duhet të shmangni sa më shumë kafenë, çajin dhe verën gjatë vakteve sepse ato bllokojnë përthithjen e hekurit.
Fraksion.com