Surpriza dhe dedikimi i veçantë i Lotinës për ditëlindjen e Mozzik
Reperi i njohur Mozzik feston sot ditëlindjen e tij të 29-të, duke marrë urime të shumta nga miq, kolegë dhe fansa të tij. Urimet kanë qenë të shumta në rrjetet sociale, ku mbështetësit e tij i kanë dedikuar fjalë të ngrohta dhe dedikime të veçanta.
Në mes të këtyre urimeve, ai që ra më shumë në sy ishte ai nga e dashura e tij, Lotina, e cila kishte menduar të krijonte një moment të paharrueshëm për Mozzik në mesnatë. Lotina e surprizoi reperin me një tortë dhe buqetë lulesh.
Lotina ndau këtë moment special me ndjekësit e saj në Instagram, duke publikuar një postim të përzemërt, të shoqëruar me një dedikim për Mozzik: “Urime ditëlindjen ma Mozzi. Edhe pafund herë me lind e me vdek, prap ty kisha me t’i fal krejt. Të dua”.
Fraksion.com