Si ndikon kujdesi ndaj lëkurës në tru?!
Në Amerikë, njerëzit e kanë barazuar prej kohësh kujdesin ndaj lëkurës me vetëkujdesin. Por rritja e “neurokozmetikës” shënon një përshkallëzim të ri në industri: Spërkatni produktin tonë në lëkurën tuaj dhe kjo do të ndryshojë trurin tuaj për mirë.
Kjo lloj retorike “bazohet nga parimi i vendosur që mirëqenia e lëkurës dhe trurit janë të ndërlidhura”.
Disa pretendime mbështeten nga kërkime si p.sh se si puçrrat dhe psoriaza mund të shpërthejnë me stresin, duke përkeqësuar potencialisht shëndetin e dobët mendor dhe duke ulur vetëvlerësimin. “Por, pranimi i lidhjes midis shëndetit mendor dhe dermatologjik është një perspektivë krejtësisht e ndryshme nga pretendimi që përbërësit aktivë në disa produkte të kujdesit të lëkurës mund të veprojnë drejtpërdrejt në sistemin nervor,” shkruajnë ekspertët.??