AktualitetPolitikëTë fundit

“Rama është në panik”, Gjekmarkaj: Fatmir Xhafaj një personazh fatkeq!

Nënkryetari i PD Agron Gjekmarkaj, i ftuar në emisionin Kjo javë në News 24 tha se kryeministri Edi Rama është në panik.

Gjekmarkaj theksoi se Rama tentoi që t’ja lajë fytyrën një personazhi fatkeq (Fatmir Xhafajt), por se ia nxiu maxhorancës. Sipas tij, Salianji sot në sytë e publikut është një hero, një i persekutuar.

Agron Gjekmarkaj: Edi Rama tentoi t’ja lajë fytyrën një personazhi fatkeq (Fatmir Xhafajt), por ia nxiu gjithë maxhorancës. Edi Rama është në panik, prandaj reagoi shpesh për dënimin e Salianjit. Ata kanë menduar se thjesht do ta burgosin Salianjin e çdo gjë do të mbyllet këtu.

Por kjo çështje tani nis. Rama sot kontrollon drejtësinë. Kryeministri nëse do i qëndronte etikës së vet, nuk do reagonte. Ai ka thënë se nuk do reagojë, nëse ka dënime nga drejtësia. Shoqëria e ka parë si hero Ervin Salianjin. Secili është prekur nga dënimi i Salianjit./BW

 

Fraksion.com