AktualitetPolitikëTë fundit

“Nuk ka diktaturë që nuk mposhtet”, Salianji video nga burgu: Medalje në karrierën time politike!

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka reaguar nga burgu përmes një postimi në rrjetet sociale Facebook ku ka ndarë një video ku janë shfaqur pamjet e këtij të fundit nga gjyqi i zhvilluar në Gjykatën e Apelit ku u dënua me 1 vit burgim, deri në mbërritjen në ambientet e burgur të Firit, aty ku do vuajë dënimin.

“Burg politik” është cilësuar dënimi i deputetit të PD, ndërsa bashkë me videon është vendosur edhe përshkrimi se “Nuk ka diktaturë që nuk mposhtet Kjo është vetëm medalje në karrierën time politike”.

Ervin Salianji u vetëdorëzua në Policinë e Tiranës pasditen e sotme, duke zgjedhur kështu të përballet dënimin e dhënë nga Apeli. Salianji dhe PD e konsiderojnë vendimin e Apelit si politik, të urdhëruar nga Edi Rama.

“Është një betejë që nuk përfundon. Nuk është një betejë e lehtë. Asnjë sakrificë nuk shkon dëm. Ne do t’i çmontojmë banditët dhe dita e demokratëve do të vijë”, – u shpreh Salianji para DVP Tiranë.

Fraksion.com