AktualitetPolitikëTë fundit

Kthimi i ish-hotelit të Uzinës së Ferrokromit në strehë sociale, Gonxhja: 45 familje përfitojnë strehim të ri e dinjitoz

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja njoftoi të shtunën përmes rrjeteve sociale se, 45 familje në Burrel do të kenë së shpejti një strehë të re dhe dinjitoze, falë adaptimit të ish-Hotelit të Uzinës së Ferrokromit në kuadër të Programit Kombëtar të Strehimit Social.

Gonxhja thekson se “ky projekt është realizuar nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit në bashkëpunim me Bashkinë Mat”.

“Përmes adaptimit të ish-Hotelit të Uzinës së Ferrokromit në Burrel, 45 familje përfituese së shpejti do të kenë një strehë të re dhe dinjitoze, falë Programit Kombëtar të Strehimit Social të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit në bashkëpunim me Bashkinë Mat”, shkruan Gonxhja.

“Familjet përfituese përfshijnë persona me aftësi të kufizuar, nëna kryefamiljare, familje të mëdha, çifte të reja, etj. Një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të jetës së qytetarëve në nevojë”, përfundon postimin ministri Gonxhja, i cili ka ndarë dhe pamje nga punimet dhe inspektimi i kryer në ish-Hotelin e Uzinës së Ferro

Gjatë inspektimit, ministri Gonxhja tha se ky është një tjetër investim në ndihmë të banorëve që kanë probleme me strehimin.

“Pra është një projekt për strehimin social, por këtu jemi në një tjetër format, pasi objekti ka qenë ish-Hoteli i Uzinës së Ferrokromit në Burrel, i uzurpuar kohët më parë nga banorë të shtresave në nevojë, ndërsa objekti ishte i privatizuar nga një kontraktor. Së bashku me Ministrinë e Financave, Bashkia Burrel bëri të mundur blerjen e asetit me çmimet referuese dhe sot bëjmë të mundur rikonstruksionin e këtij objekti në një objekt banimi për familjet në nevojë ku do të strehojmë 45 familje dhe brenda 10 ditësh do të kenë strukturë akomoduese me të gjithë infrastrukturën e nevojshme për shtëpi banimi.”, përfundoi Gonxhja.

 

Fraksion.com