AktualitetPolitikëTë fundit

Burgosja e Salianjit, akt lufte ndaj PD”, Berisha paralajmëron: Protestë kombëtare dhe mosbindje civile më 6 tetor!

Kryetari i PD, Sali Berisha e konsideron “akt lufte” ndaj opozitës, burgosjen e deputetit Ervin Salianji. Nga shtëpia ku ndodhet në masë arresti prej 30 dhjetorit 2023, Berisha zhvilloi një konferencë online me gazetarët. Ai tha se data 6 tetor do të jetë dita e protestës kombëtare dhe nisja e mosbindjes civile.

Lideri i opozitës përsëriti gjithashtu kërkesën për qeveri teknike, si kushtin e vetëm, sipas tij, për zgjedhje të lira dhe të ndershme në 2025.

Fraksion.com