PD paralajmëroi protestë, Salianji thirrje mbështetësve të opozitës: Më 6 tetor duhet të jemi bashkë për t’ua shuar gëzimin!
Deputeti i PD, Ervin Salianji në një konferencë për shtyp nga selia blu ka kërkuar pjesëmarrjen e demokratëve në protestën e parashikuar për në 6 tetor.
Salianji tha se 6 tetori do të jetë dita e demonstrimit të forcës nga opozita. Ai bëri thirrje që mbështetësit e opozitës t’i bashkohen tubimit të njoftuar nga opozita. Sipas tij, përpjekjet për të shuar opozitën do të dështojnë.
Nuk dorëzohemi! Është dita jonë e forcës. Më 6 tetor duhet të jemi bashkë për t’u shuar gëzimin se po shuajnë opozitën e PD”, tha ai
Prokuroria e Tiranës ka dorëzuar në Kuvend dhe në Policinë e Tiranës urdhrin e ekzekutimit të vendimit të formës së prerë të gjykatës së Apelit që e dënon deputetin demokrat me 1 vit burg.
Në përgjigje të këtij vendimi dhe lëvizjeve që po bëhen për ta arrestuar, Salianji tha se ka denoncuar çdo grup kriminal dhe zyrtar të korruptuar.
Çfarë e detyroj Ramën dje që ishte i tërbuar nga një vendim gjyqësor, ndalimin e mori, frikën e tij e qëtësoi, pse ishte i tërbvuar dje ai. Ka shumë interpretime për kallëzimin tim për kallëzim të rremë, por ka një të vërtetë në 15 maj 2018 unë kam dal nga kjo foltore me Bardhin dhe Alibeajn dhe kam publikuar një dokument, ku vëllai i Xhafajt ishte i dënuar. Është deklaratë publike e bërë para jush. Ky është krimi që kam bërë unë kam denoncuar çdo grup kriminal dhe çdo zyrtar të korruptuar”, tha ai.
Fraksion.com