“Nuk më trembin dot as mua as opozitën”, Salianji: S’do dorëzohemi! Do të më kenë përballë deri në…
Ervin Salianji, ka dalë në një konferencë për shtyp, ndërkohë që pritet ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Apelit që e dënoi me 1 vit burg.
Deputeti demokrat tha se vendimi i marrë dje nuk do ta ndryshojë qëndrimin e tij. Ai tha se personalisht nuk trembet, por as opozita nuk do të stepet nga aksionet e saj politike. “Do të më kenë përballë”, tha ai, ndërsa ftoi mbështetësit e Partisë Demokratike t’i bashkohen protestës së 6 tetorit.