AktualitetPolitikëTë fundit

I dënuar me 1 vit heqje lirie, Salianji niset drejt burgut të Fierit

Deputeti Ervin Salianji do ta kryejë vuajtjen e dënimit në burgun e Fierit, që është burg i sigurisë së zakonshme. Avokati i tij, Ledio Braho pas vetëdorëzimit të Salianjit në Policinë e Tiranës ka deklaruar se transferimi i tij në burgun e Fierit do të bëhet që mbrëmjen e sotme.

“Ervin Salianji vendosi të zbatojë vetë vullnetarisht këtë vendim politik. Që sonte do të niset drejt burgut të Fierit, ku dhe do të vuajë dënimin. Nuk është detyrë e Salianjit të shmangë përplasjet në burg, është detyrë e shtetit.“- Ledio Braho.

Përpara se një i dënuar/ i parabugosur të futet në sektorë vlerësohet nga një ekip kategoria e veprës, nëse ka apo jo konflikte te caktuara, që në rastin e Salianjit janë nëse ka apo jo kundërshtarë politikë në burg e të tjera.

Ervin Salianji u vetëdorëzua në Policinë e Tiranës pasditen e sotme, duke zgjedhur kështu të përballet me regjimin, sikundër ai e konsideroi, dënimin e dhënë nga Apeli. Salianji dhe PD e konsiderojnë vendimin e Apelit si politik, të urdhëruar nga Edi Rama.

PD tha se vendosi të ndërpresë marrëdhëniet institucionale me mazhoracën e Edi Ramës.

 

Fraksion.com