Hidhet shorti, për prokuroren që do të ekzekutojë vendimin për Salianjin
Shorti që është hedhur në Prokurorinë e Tiranës, ka caktuar sot prokuroren Elona Alvora, për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Apelit, të dënimit me një vit burg të deputetit demokrat Ervin Salianji.
Urdhri i ekzekutimit pritet t’i dorëzohet Policisë së Tiranës këtë të premte.