Eskorta e policisë e cila shoqëronte deputetin Ervin Salianji ka mbërritur pak momente më parë në ambientet e burgut të Fierit. Sipas asaj që raportohet nga gazetarja e News24, Marsela Topi, Salianji ka qenë në sediljen e pasme të automjetit të policisë, i shoqëruar nga një furgon i autoriteteve.
Eskorta e policisë e cila shoqëronte deputetin Ervin Salianji ka mbërritur pak momente më parë në ambientet e burgut të Fierit.
Sipas asaj që raportohet nga gazetarja e News24, Marsela Topi, Salianji ka qenë në sediljen e pasme të automjetit të policisë, i shoqëruar nga një furgon i autoriteteve.
I pranishëm në hyrjen e burgut të Fierit, ishte vetëm deputeti demokrat Luan Baçi, i cili theksoi se PD do të jetë në krah të Salianjit.
Raportohet se ende nuk dihet se ku do të qëndrojë sonte Salianji, ndërsa në këtë burg ndodhen edhe ish-zyrtarë të tjerë që vuajnë dënimet.
Salianji do të vuajë dënimin e tij prej një viti në këtë institucion, ndërsa më herë gjatë ditës së sotme ai u vetëdorëzua në Policinë e Tiranës.
Deputeti demokrat u dënua me një vit heqje lirie pasi Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin për dënimin e tij për veprën penale të kallëzimit të rremë.
Fraksion.com