AktualitetPolitikëTë fundit

Ervin Salianji vetëdorëzohet në Policinë e Tiranës: Është një betejë që nuk përfundon! Do t’i çmontojmë banditët

Ervin Salianji u vetëdorëzua në Drejtorinë e Policisë së Tiranës pas vendimit të Apelit, ashtu siç lajmëroi edhe më parë.

Para godinës së policisë së kryeqytetit mbështetës dhe simpatizantë të shumtë kanë pritur demokratin dhe kanë shprehur mbështetjen e tyre për të.

“Ervin, na ke ne. Mos u dorëzo kurrë”, iu drejtuan disa prej tyre Salianjit, ndërsa ky i fundit nënvizoi se kjo betejë nuk përfundon.
“Kam thënë është një betejë që nuk përfundon, nuk është një betejë e lehtë. Asnjë sakrificë nuk shkon dëm. Në përballje me regjimin secili merr kostot e veta. Unë e di që shumë miq që janë mbledhur këtu rastësisht kanë vuajtur represionin e qeverisë, e vuajnë çdo ditë nëpërmjet përdorimit të institucioneve, vjedhjeve, tatimeve, doganave, policisë. Kjo qeveri ka mbjellë varfëri dhe banditë kudo. Ne do t’i çmontojmë banditët dhe dita e demokratëve dhe qytetarëve do të vijë”, u shpreh Salianji para se të hynte në ambientet e Policisë së Tiranës.
Fraksion.com