AktualitetPolitikëTë fundit

Balla-Herrmann: Zhvillime të rëndësishme gjatë viteve të fundit në marrëdhëniet Shqipëri-Bavari

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla zhvilloi sot një takim në Mynih, me ministrin e Brendshëm të Bavarisë Joachim Herrmann.

Balla vlerësoi se marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Bavarisë, kanë njohur zhvillime të rëndësishme gjatë viteve të fundit në planin politik, ekonomik, arsimor, kulturor etj.

“I jemi mirënjohës Bavarisë dhe CSU-së për mbështetjen që i ka dhënë Shqipërisë në rrugën drejt BE-së”, u shpreh Balla.

Ndërsa vlerësoi lehtësimin e procedurave për lejet e qëndrimit dhe punësimit, Balla theksoi se në Bavari jetojnë e punojnë mbi 17 mijë shtetas shqiptarë.

Gjithashtu, sipas tij, në Universitetet e Bavarisë studiojnë mbi 700 studentë shqiptarë.

 

Fraksion.com