AktualitetPolitikëTë fundit

Vendimi për dënimin e Salianjit, Gazment Bardhi: Gjyqtari bëri pazar, ta harrojë se do të shkojë në Gjykatën e Lartë

Me tensione u prit në Gjykatën e Apelit vendimi për të dënuar Ervin Salianjin, teksa kolegët e tij deputetë hodhën akuza drejt gjykatës.

Gazment Bardhi akuzoi gjyqtarin e çështjes se bëri Pazar.

“Se do shkojë Gent Çala në Gjykatë të Lartë, kupton? Dhe mendon se do e mbështesë Fatmir Xhafa. Kjo është vendimmarrja e Gjykatës së Apelit. Merr dy dëshmitarë të rremë si gjyqet politike, dëno deputetët e opozitës në këmbim të shkuarjes në Gjykatë të Lartë. Ta harrojë që do të shkojë në gjykatë të lartë, ai dhe në tjerët”.

 

Fraksion.com