“Nuk është dorëzuar pajisja origjinale e përgjimit”, Grida Duma shpërthen ndaj Vangjelit: Mos gënje, e njoh këtë çështje si lëkura ime…
Moderatorja Grida Duma dhe analisti Lorenc Vangjeli u përplasën në studion e Top Story, në një diskutim mbi deputetin e PD, Ervin Salianji, i cili u dënua me 1 vit burg nga Gjykata e Apelit.
Vangjeli: Zëri në audiopërgjim ishte i dobët sepse nuk u dorëzua në asnjë moment në Prokurori pajisja origjinale që ka bërë përgjimin.
Grida Duma: Nuk është e vërtetë, sepse ti e di që unë e njoh çështjen.
Vangjeli: Po është
Grida Duma: Më dëgjo ti dhe kushdo tjetër. Do ta ngrejë zërin për një arsye, sepse në këtë vend etika nuk respektohet. Unë këtë çështje e njoh si lëkura ime, për shumë arsye. Mos shkoni deri aty sa të mos jem etike t’ju them me sa detaje e njoh
Vangjeli: Nuk e vë në dyshim që e njihni.
Grida Duma: Po e njoh shumë mirë, dhe mos guxoni ta thoni, se kam qenë sekretare e marrëdhënieve me publikun në atë moment. Është dërguar nga PD aty 100 herë. Në dosjen e Prokurorisë shkruhet që ‘zëri mund të jetë i ngjashëm me Geronin dhe Fred Alizotin’, pra mundet, dhe çështja nuk është që nuk ka shkuar zëri.
Vangjeli: Pajisja origjinale thashë…
Grida Duma: Ajo pajisje që ka ardhur në PD, dhe këtu skam nevojë për Ervin Salianjin të ma thotë, e di unë si dëshmitar i parë me Lulzim Bashën që ka shkruar në Prokurori.
Fraksion.com