AktualitetPolitikëTë fundit

“Jam i dënuari i parë politik pas 34 vitesh”/ Salianji: Nuk dorëzohem! Fushatën për zgjedhjet do ta bëj edhe nga burgu

Apeli lë në fuqi vendimin e gjykatës së shkallës së parë në lidhje me deputetin e PD Ervin Salianji.

Në fjalën e tij për mediat, Salianji tha se është i pari i burgosur politik në 34 vite.

Salianji: Sikurse e ndoqët ne seancë, gjykata kishte ardhur me vendim të parapërgatitur. Një vendim i falsifikuar për të hapur këtë proces gjyqësor. Shtyu seancën e kaluar, për të sjellë vendimmarrje e tij. Vendimmarrje e gjykuar nga gjyqtarë, si të themi një pjesë e PS-së të gjykojë një seksion të PD-së.

Do të marrim të gjitha masat për shkallët e mëtejshme. Do të jem në dispozicion e do ta bëj me qef e kur të duan këta. E gjitha kjo bëhet para zgjedhjeve. Jam në dispozicion për bandat. Do të jem në një fushatë të jashtëzakonshme. Jam i dënuari i parë politik pas 34 vitesh. Do ta bëj nga burgu”, u shpreh ai.

Fraksion.com