AktualitetPolitikëTë fundit

“I shpallën luftë Grupit Parlamentar të PD-së”/ Bardhi pas mbledhjes: U kalua vija e kuqe, vendimi ndaj Salianjit prek çdo qytetar

Gazment Bardhi, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, tha se deputetët demokratë e dënojnë me forcë vendimin politik të urdhëruar nga zyra e Edi Ramës për dënimin e Ervin Salianjit me 1 vit burg, duke përdorur një trupë gjykuese të Apelit.

Bardhi tha se gjyqtarë në konflikt të hapur interesi, gjyqtarë që hyjnë në sallë për të marrë vendim, dhe pastaj thonë se ka ardhur një provë e re nga Geron Xhafaj.

Ai e konsideroi vendimin si një agresion ndaj opozitës dhe deputetëve të saj, apo ndaj çdo opozitari, që denoncon lidhjet e krimit të kësaj qeverie.

Gazment Bardhi: Së pari, në emër të grupit të PD, dënoj me forcë vendimin politik të urdhëruar nga zyra e Edi Ramës kundër deputetit Ervin Salianji. Ky vendim i paprecedentë, nuk ka asnjë rast në Shqipërisë, që dikush për kallëzim të rremë të ketë shkuar në burg. Vendimi i sotëm nuk është kundër Ervin Salianjit, është kundër çdo qytetari që vendos të përballet me qeverinë e kriminalizuar. Kundër kujtdo që denoncon korr e Edi Ramës dhe lidhjet me krimin. Salianji ka thënë që Xhafaj është trafikant droge dhe për këtë po shkon në burg. Kush e dha sot vendimin? Një gjyqtar që ka mbrojtur socialistët. Këto janë gjyqtarët, që për llogari të një trafikanti droge, mendojnë se do i mbyllin gojën opozitës. Pse nuk bëhet hetim pasuror ndaj Fatmir Xhafës. Pse nuk kalon në sitën e pasurisë për ligjin antimafia. Kjo është shpallje lufte ndaj grupit tonë parlamentar, ndaj opozitës në tërësi.

 

Fraksion.com