AktualitetPolitikëTë fundit

“Hakmarrje politike”, Dhurata Çupi për dënimin e Salianjit: Të reagojmë, nesër do jetë vonë

Deputetja e PD Dhurata Çupi, ka reaguar për dënimin e Ervin Salianjit nga Gjykata e Apelit me 1 vit burg.

Çupi shprehet se sot është një ditë e keqe, ndërsa e vlerësoi dënimin si hakmarrje politike.

“Sot është një ditë e keqe.”

Dënimi i deputetit Ervin Salianji, nënkryetar i grupit parlamentar të PD-së, nuk është një vendim i dhënë nga drejtësia, por nga qeveria që kontrollon segmente të rëndësishme në çdo institucion të drejtësisë!

Hakmarrja politike për luftën e Ervin Salianjit kundër krimit të organizuar të lidhur me qeverinë është një këmbanë tjetër alarmi pas arrestimit politik të liderit të opozitës, Sali Berisha!

Sot është dita që këtë dënim ta konsiderojmë si heqje e lirisë për secilin prej nesh! Na duhet të reagojmë, sepse nesër do të jetë vonë!”, tha Dhurata Çupi.

 

Fraksion.com