Emërohet drejtuesja e komanduar e RTSH, ja kush e zëvendëson Alfred Pezën
Aurora Polo është emëruar si drejtore e komanduar e RTSH-së.
Ajo zëvendëson ish drejtorin Alfred Peza që dha dorëheqjen pak kohë më parë.
Polo ka qenë më parë drejtuese e Albafilm, si dhe zv.drejtore e përgjithshme e Radio Televizionit Shqiptar.
Kujtojmë që ish-deputeti socialist Alfred Peza u përfshi në një skandal pasi i kërkonte favore seksuale një gazetare në këmbim të rritjes në detyrë.
Fraksion.com