drejt ndarjes ligjore, Xhensila dhe Besi e nisin ditën në Gjykatë
Ditën e sotme, pranë Gjykatës së Juridiksionit te Përgjithshëm Tiranë u shfaqën për seancën e rradhës, këngëtarja e njohur, Xhensila Myrtezaj dhe aktori Bes Kallaku, për çështjen e cila sipas burimeve ka të bëj me përpjestimin e pasurisë.
Mësohet se Kallaku dhe Myrtezaj, para se të shkonin në Gjykatë, kanë tentuar që martesës së tyre t’i japin fund me marrëveshje, pa qenë nevoja për beteja ligjore.
Por në momente të fundit, Kallaku ka kërkuar që këngëtarja të heqë dorë nga pasuria e çiftit, gjë që nuk është pranuar prej saj.
Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku ishin një ndër çiftet më të dashura për publikun shqiptar.
Por, këngëtarja dhe aktori i humorit, prindër të dy fëmijëve Ajka e Amen, i dhanë fund martesës së tyre disa-vjeçare pak pas ardhjes në jetë të djalit, duke bërë kërkesë për divorc.
Fraksion.com