Dënimi i Salianjit, PD mbledh me urgjencë Kryesinë. Vendimi që pritet të merret
Partia Demokratike është vënë në lëvizje pas dënimit të deputetit Ervin Salianji me 1 burg nga Gjykata e Apelit.
Burime për BalkanWeb bëjnë të ditur se PD ka thirrur Kryesinë në një mbledhje urgjente sot në orën 20.00, ku edhe do të përcaktohet forma e aksionit politik të demokratëve. Më herët u thirr në mbledhje Grupi Parlamentar demokrat por pa u marrë vendim lidhur me qëndrimin e opozitës në vazhdim.
Ditën e nesërme, PD do të mbledhë sërish deputetët dhe pritet të dilet me një vendim për raportet e demokratëve me Kuvendin e Shqipërisë.
Ndër vendimet që pritet të merren mund të jetë kushtëzimi i raporteve me Kuvendin. Mjaft zëra në PD propozojnë reagim të fortë dhe nisjen e protestave kundër qeverisë.
Mbetet për t’u parë se cila do të jetë lëvizja që do të ndjekin demokratët, në shenjë proteste kundër dënimit të deputetit demokrat, Ervin Salianji.
Salianji denoncoi në vitin 2018, përmes një audiopërgjimi, Agron Xhafajn, vëllanë e ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, për trafik droge. Denoncim i cili për Prokurorinë dhe Gjykatën është i rremë. Ndërsa këtë të enjte, Gjykata e Apelit la në fuqi dënimin me 1 vit burg për Salianjin.
Fraksion.com