Deklarata e PD: Dënimi i Salianjit, burgim politik
Partia Demokratike reagoi sot pas dënimit të deputetit Ervin Salianji me 1 vit burg për kallëzim të rremë nga Gjykata e Apelit në lidhje me dosjen “Babalja”.
Në një deklaratë PD shprehet se Salinji u dënua me burgim politik.
PD thekson se “Rama dënoi me burgim politik deputetin e opozitës Ervin Salianji për betejën e tij guximtare kundër Edi Ramës dhe narkoshtetit të tij”.
Sipas PD-së, ky dënim është një akt hakmarrje e verbër politike.
“Dënimi i sotëm i Ervin Salianjit dëshmon se në këtë vend droga dhe krimi i lidhur me qeverinë janë vendimmarrësit kryesorë në narkoshtetin shqiptar”, thuhet më tej në deklaratën e PD.
Më tej PD dënon në deklaratë atë që e cilëson “akt politik të shëmtuar kundër Partisë Demokratike, opozitës dhe pluralizmit politik në Shqipëri si dëshmi e terrorit të egër ndaj opozitës për Partinë Demokratike”.