Apeli la në fuqi vendimin për Salianjin, avokati Ramaj: Dënim politik me prova të fabrikuara. Çështja duhet të shkojë në Gjykatën e Lartë
Avokati i deputetit të PD Ervin Salianji, Redi Ramaj ka dhënë një prononcim për mediat në lidhje dënimin me 1 vit burg të ligjvënësit demokrat. Ai tha se dënimi ishte me prova të fabrikuara dhe politik.
“Ky ishte një dënim politik, të hapur. Qëndrimi i Apelit dhe Shkallës së Parë ka qenë i njëanshëm, me prova të fabrikuara, me prova që nuk të çonin asgjëkundi. Jemi para këtij dënimi për të mënjanuar deputetët e opozitës dhe për t’i luftuar jo më në Parlament, por në Gjykatë. Ky është një rast i rrezikshëm i bërë nga mazhoraznca për të dënuar kundërshtarët politikë.
Çështja është a është i formës së prerë? Sepse mund të jetë vetëm i ekzekutueshëm. Mund të shkohet edhe në Gjykatën e Lartë, që mund të vendosë edhe pezullim ose duhet të vendosë në terësi, në themel të çështjes dhe mund të kemi ndryshime. Duhet pritur rruga ligjore që do marrë zbardhja e vendimit, do marrë ekzekutimi nga prokuroria dhe më pas rruga parlamentare. Në çdo rast, edhe pse nëni është i qartë kur flasim për vendimin e formës së prerë, parlamenti nuk duhet mënjanuar”, tha avokati i Salianjit, Redi Ramaj.
Fraksion.com